Metoda ime e punës

"Aty ku qëndron, kushtëzon se çfarë sheh dhe nga cili kënd; një ndryshim tek ku qëndron, ndryshon me tej gjithöka."
Steve de Shazer

 

Metoda ime e punës quhet Terapi Sistemike Familjare. Kjo metodë ofron një pikëpamje të re ne kuptimin e problemeve dhe vuajtjeve të ndryshme, dhe më tepër se si ti trajtojmë ato. Kjo pikëpamje, fokusohet jo vetëm ne situatat aktuale të personit, por edhe sistemet e ndryshme që përbejne jetën e tij/saj të përditshme, si familja, partneret, marëdheniet e punes, shoqeria dhe kultura. Keto janë sisteme që karakterizojnë problemet dhe vështiresitë që personi has në jetën e tij/saj, por gjithashtu edhe resurset që ka në gatishmeri per ti zgjidhur keto probleme.

 

Një karakteristikë tjetër e metodës sistemike familjare, është rëndesia qe i jepet se tashmës. Pavarësisht rëndësise që i dedikohet eksperiencave të ndryshme në jetën e personit, mbi te gjitha rendësia më e madhe bie mbi problemet dhe vështiresitë qe ndodhen në të tashmen. Qellimi im në punën tonë së bashku, është që të qartësojme problemet dhe veshtiresitë qe janë pranishëm, dhe kërkimin e resurseve dhe forcave përbrënda teje që gjithashtu janë pranishëm në të tashmen.