Zgjedhja e psikoterapistit të duhur, është një hap mjaft i rëndësishëm, pasi ai duhet të të bëj të ndjehesh i/e kuptuar dhe komod mjaftueshëm në menyrë që të hapesh plotesisht mbi temat për të cilat dëshiron të flasësh. Jam i besimit që vetëm atëhere kur mund të ndjehesh komplet i/e sigurtë dhe i/e pranuar ne ambjentin e terapisë, mund të shtjellosh për së mbari problemet dhe vështirësitë e tua. Ky hap cakton fillimin e benefiteve të psikoterapisë.
Qellimi dhe prioriteti im është që të krijoj një ambjent të tillë mirekuptimi dhe sigurie për ty.
Keto, dhe shumë faktorë të tjerë, bëjnë të mundur që puna jonë së bashku të krijoj sa me shumë benefite dhe ndihma tek ty. Unë besoj fortësisht, që secili prej nesh, ka përbrënda tij/saj, forca dhe zgjidhje ndaj cfarëdolloj problemi që mund të hasim. Brenda ambjentit të duhur të terapise sonë së bashku, ne do te jemi në gjëndje të kërkojmë forcat dhe ndihmat përbrënda teje, te cilat mund të të ndihmojnë si në zgjidhjen e problemeve, por edhe ne përmirësimin e marëdhënieve ndaj tyre. Për këtë qëllim, jam i gatshëm të ofroj të gjithë ekspertizën dhe profesionalizmin tim.
Studimi dhe diplomimi në universitetin Sigmund Freud ne Vjenë, Austri.
Vite të shumta i punësuar tek Klinika e Psikoterapisë e Universitetit Sigmund Freud.
Trajnim dhe specializim prej vitesh në Terapine Sistemike Familjare
Periudhë pune ne qendren Maimonides në Vjenë (Psikoterapi Gerontologjike)
Hapi i rradhës i rëndësishëm, është kontakti i parë midis nesh, ku mund të flasim dhe njihemi më tej. Për këtë arsye, unë ofroj nje seancë falas prej 20 minutash, ku mund të kesh mundësinë të pyesësh dhe sqarohesh më tej mbi öka ofroj unë dhe cilat janë kërkesat e tua. Gjithashtu, gjatë kësaj seance, mund të kemi mundësinë të shohim, se si mund të jetë terapia jonë së bashku.
Këtu mund të rezervosh seancën së bashku.
Të mirëpres.
- Ilsi Kita